Të rinjtë protestues në prononcime për News24 kanë treguar arsyet se përse protestojnë për më shumë se një javë.
Ata u shprehën se në Shqipëri nuk ka të ardhme. Një prej të rinjve deklaroi se janë në shesh edhe për Onkologjikun, që nuk ka ilaçe.
Protestuesit theksojnë se do të jenë në shesh deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
Protestuesi 1: Nuk shoh të ardhme në Shqipëri. Këtu çmimet janë rritur, korrupsioni është shtuar tej mase. Këtu jemi edhe për Onkologjikun që nuk ka ilaçe.
Protestuesi 2: Vështirësia e parë në Shqipëri është ekonomia. Këtu nuk ke mundësi që të blesh një shtëpi e të krijosh familje.
Të gjithë duan të ikin jashtë. Këtu është shumë vështirë.
