Nga Ylli Pata
Ngjarja më e rëndësishme nuk ishte as dalja e “petagogëve” sindikalistë, e as stand up comedi e Sali Berishës para selisë së SHQUP-it për të thirrur demokratët të dalin në protestat e “studentëve”.
Ishte sulmi frontal që televizioni i familjes së doktorit i bëri ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt. Të cilin e cilësoi si CEO i Zvërnecit, pa asnjë qime në gojë.
Një sulm frontal që dukej qartë se ishte një bombardim me shumë municion të rëndë, urdhëruar nga kryeartilieri.
Që parë në kronologji, nuk se ka bërë një gjë të re. Kështu i ka sulmuar me radhë të gjithë ambasadorët amerikanë në Tiranë.
Por rasti i ambasadorit(gjeneralit) Went ndryshon. Pasi ky i riu është shumë peshë e rëndë, të cilën e tregoi që ditën e parë që erdhi. Peshë e cila e vuri përposhtë doktorin me gjithë Lativin e milionat që a janë 6 a 28 do të dalin me shumë gjasa.
Ky sulm nuk është si të tjerët; është shumë më rëndë, pasi kështu futet në një lojë të rrezikshme, që i ka provuar ndër vite.
Po atëherë përse e bëri këtë sulm, i cili në vetvete duket si kamikaze në kuptimin e plotë të fjalës? Natyrisht jo thjesht përse nuk e ftoi në party-n e prezantimit, pasi edhe vetë doktori nuk do të kishte terezi të shkonte, siç ka bërë shpesh.
As se nuk ka thënë ndonjë gjë siç i thotë një diplomat me fuqi të plotë dhe me një mandat të caktuar që të vendosë pikat mbi “i”.
Gjërat duken më të komplikuara se aq. i ngjan një lojë të madhe, e cila padyshim është një akt kamikaz, apo siç thotë proverbi “i mbyturi të mbyt”. Por është një akt proxy, një sulm i koordinuar me qarqe që kërkojnë një sherr në këto territore të NATO-s dhe aleanca të ngushta me SHBA.
Deklarata e dytë e Alexandër Duginit, ideologut të Putinit që shqiptarët e serbët duhet të ngjizen në një rend të ri botëror, erdhi para atij takimi të Trump-Putin e Xi Jungping që po quhet edhe si Jalta e re. Ku sipas gjasave do të trajtohet edhe Ballkani.
Ndërkohë doktori, në lobimin e fundit për të hequr sanksionet siç e tha media amerikane, kishte një klient të përbashkët me Dodikun….











