E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasje të ashpra në në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nisin arrestimet
Lajme

Përplasje të ashpra në në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nisin arrestimet

Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është përshkallëzuar, duke sjellë përplasje të drejtpërdrejta mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Gjatë ndërhyrjes për largimin e protestuesve nga bulevardi, forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Në mes të tensioneve, protestuesit u janë drejtuar efektivëve me thirrjen: “Hiqni kapelet, bashkohuni me ne”, duke u kërkuar të mos qëndrojnë përballë tyre.

Vajzat ulen në rrugë, përplasje fizike me efektivët

Një nga momentet më të tensionuara është regjistruar kur një grup vajzash është ulur në mes të bulevardit, në përpjekje për të penguar lëvizjen e forcave të policisë.

Efektivët kanë përdorur spraj për t’i larguar nga rruga, por vajzat kanë vijuar të kundërshtojnë ndërhyrjen. Situata ka degjeneruar në përplasje fizike, teksa policët kanë tentuar t’i zhvendosin nga bulevardi.

Ndërkohë, në një tjetër pjesë të protestës, disa persona kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të automjeteve të policisë që përdornin ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Policia nis arrestimet, ende pa një bilanc zyrtar

Gjatë ndërhyrjes për lirimin e bulevardit, efektivët kanë nisur kapjen dhe shoqërimin e protestuesve. Disa persona janë ndaluar nga policia, ndërsa tensionet dhe përplasjet me grupe të tjera protestuesish kanë vijuar.

Deri në këto momente, nuk është bërë publik një bilanc zyrtar për numrin e personave të arrestuar apo të shoqëruar në komisariat.

Zhvillimet në bulevardin kryesor të kryeqytetit vijnë në një moment tensioni të lartë, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë shënuar një tjetër përshkallëzim të situatës në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.