Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD Sali Berisha takim me strukturat e degëve të Tiranës

Policia terror rrugëve të Tiranës – Përplasen me protestuesit te ‘Myslym Shyri’

20:33, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia vijon të ushtrojë terrorin e saj rrugëve të Tiranës, teksa përpiqet të dhunojë e arrestojë protestuesit, të cilët janë shpërndarë si pasojë e gazit masiv lotsjellës, boteve të ujit, plumbave të gomës dhe bombave Molotov.

Nga raportimet në terren, gazetari Elkier Bushkolaj bëri me dije se efektivët kanë mësyrë ndaj protestuesve në rrugën e ‘Myslym Shyrit’, ku veç gazit lotsjellës ka hedhur sasi të mëdha uji në drejtim të tyre, ndërsa nga skena e ‘luftës’ janë prekur edhe bizneset aty pranë dhe pallatet, ku thuajse qytetarët detyrohen të kyçen në banesa si pasojë e situatës së rëndë.

Mbi dhjetëra furgonë të policisë shihen përgjatë rrugës ‘Myslym Shyri’, për t’iu kundërvënë studentëve protestues, e më pas për t’i arrestuar.

Në ditën e 8 të protestës studentore, policia ka ashpërsuar së tepërmi dhunën ndaj të rinjve, duke i ndjekur këmba-këmbës nëpër rrugicat e rrugët e Tiranës, madje duke u rrezikuar edhe jetën me mjetet e tyre, teksa futet në shesh për t’i sulmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco