• Kontakt
Tuesday, October 20, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Firma dhe pronari të pandehur nga SPAK, Ujësjellësi i Korçës i jep tender 5 mln euro “Alko Impex”

20:53 : 20/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Në datën 9 shtator 2026, Prokuroria e Posaçme doli me një njoftim zyrtar për çështjen ndaj ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Krahas ngritjes së një akuze të re, SPAK njoftoi ndër të tjera se ka marrë të pandehur z. Arbër Abazi, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, ose të zgjedhurve vendorë.

Gjithashtu nën hetim është marrë edhe personi juridik, firma “Alko Impex General Construction”. Hetimet lidhen me disa prona të fshehura të ish-zv.kryeministres, ku ky person z. Arbër Abazi, e ka ndihmuar për t’a fshehur.

Ndërkohë, 12 ditë pas marrjes të pandehur të z. Abazi dhe firmës së tij, Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve në Korçë, i ka dhënë një tender të majmë kësaj firme. Fiks Fare ka hulumtuar dokumentet e këtij tenderi, që kanë datën 21 shtator 2026, ku Ujësjellësi i Korçës e ka shpallur fitues këtë kompani për një tender me vlerë 5 milionë euro.

Lexo edhe:

SPAK 15 akuza për Ballukun në kulmin e protestës, a mori Edi Rama “mesazh lamtumire” nga amerikanët

Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun

Në tender morën pjesë 4 firma, ndërkohë që 3 prej tyre u skualifikuan dhe u kualifikua vetëm bashkimi i operatorëve ekonomikë Alko Impex Construction, Alko Impex General Constraction dhe firma Besta. Këto kompani ofruan në këtë tender një vlerë 498 milionë lekë.

Në fund të këtij dokumenti, është edhe emri i personit që ka firmosur dhënien e këtij tenderi, është zonja Marsida Kaluci. Grupi i Fiks Fare udhëtoi në Korçë dhe bisedoi me punonjësen Kaluci, duke e pyetur nëse ka marrë ndonjë urdhër për të shpallur fituese këtë kompani.

Ajo thotë se ka firmosur në këtë procedurë, teksa Fiksi e pyet nëse këto firma i përmbushnin kushtet. Përgjigjet se po, teksa shton se kaloi me komision vlerësimi dhe në këtë rast ishte dhe me 5 anëtarë. “Pasi i panë, vlerësuan se i plotësonte kushtet” thotë ajo.

Fiksi i bën me dije se në datën 21 shtator 2026 është shpallur fituesi, ndërkohë që në datën 9 shtator kjo firmë dhe pronari janë marrë të pandehur. Gazetarët e pyesin nëse ka qenë kriter që kjo firmë nuk duhet të jetë nën hetim. Marsida thotë se operatorët sjellin vetëm vetëdeklarimet dhe më pas vijnë dosjet. Ata sjellin vërtetim që s’janë të dënuar.Kriteret i bëjnë vetë drejtoritë e ujësjellësit. Në këtë rast, kanë kërkuar që firma të mos jetë e dënuar. Por nëse ka bërë apo jo korrupsion, kjo s’u intereson!

Punonjësja vijon se ata s’duhet të jenë të dënuar. E ripërsërit disa herë që s’është i dënuar, as firma dhe as pronari. Fiksi i bën me dije se është njoftim i SPAK-ut dhe nëse është verifikuar apo jo nga Ujësjellësi?! Na përgjigjet se mjaftohen që s’janë të dënuar!

Këtu kemi dy standarde. Një qytetar i thjeshtë, që kërkon punë, detyrohet që të marrë një vërtetim nëse është apo jo nën hetim. Nëse është nën hetim, nuk e marrin në punë. Ndërkohë, firma në fjalë, merr 5 milionë euro nga buxheti i shtetit pavarësisht se është nën hetim dhe e pandehur!

Marsida thotë se jo, janë procedura që ata i ndjekin. Teksa Fiksi i bën me dije se bashkë me firmën është marrë e pandehur sërish edhe ish zv.kryeministrja. Dhe, në gjithë këtë situatë, a morën urdhër për t’a shpallur fituese? Punonjësja thotë se janë procedura të hapura dhe nuk ka pasur asnjë urdhër.

Por, përse nga 4 firma në garë, 3 u skualifikuan?! Punonjësja përgjigjet se nuk përmbushnin kushtet./ TCH

Etiketa: Alko ImpexArbër Abazispaktenderujesjellesi i korces

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK 15 akuza për Ballukun në kulmin e protestës, a mori Edi Rama “mesazh lamtumire” nga amerikanët

16:36 : 20/10/2026
AKTUALITET

Korrupsion dhe pastrim parash/ SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun

13:45 : 20/10/2026
AKTUALITET

“Fshehu” vilën e Ballukut/ Biznesmeni Pandeli Carapuli sërish në SPAK

11:20 : 20/10/2026
AKTUALITET

Kryebashkiakja e Lushnjes, Eriselda Sefa paraqitet në SPAK

10:45 : 20/10/2026
AKTUALITET

SPAK zgjati hetimet/ Balluku “kyç” gojën para gazetarëve, futet me shpejtësi në makinë

10:29 : 20/10/2026
AKTUALITET

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i njoftohet zgjatja e hetimeve

09:07 : 20/10/2026

TË GJITHA

Firma dhe pronari të pandehur nga SPAK, Ujësjellësi i Korçës i jep tender 5 mln euro “Alko Impex”

20:53 : 20/10/2026

Video/ Efektivët mësyjnë nëpër rrugica e biznese private, terrorizohen turistët

20:47 : 20/10/2026

Dy protestues të lënduar mbërrijnë tek Trauma, njëri i qëlluar me plumb gome – VIDEO

20:33 : 20/10/2026

Tetë ditë protestë, Washington Post: Pakënaqësia në Shqipëri po rritet

20:27 : 20/10/2026

Protestuesit me duart lart para policisë dhe autobotëve, efektivët i lagin me ujë

20:12 : 20/10/2026

VIDEO/ Dhunë te Kryeministria, policia godet disa vajza protestuese

20:11 : 20/10/2026

Kryeministri në samit, Kuvendi nën presionin e protestave: Çfarë pritet të ndodhë të enjten?

20:04 : 20/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com