Një 46-vjeçar në Tiranë është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij në rrugën "Mihal Popi."
Autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku brenda makinës tip 'Volvo' në zonën e stadiumit "Selman Stermasi" është gjetur Ismet Habili. Dyshohet se atentati është kryer nga një automjet në lëvizje.
Raportohet se nuk janë dëgjuar të shtëna, çka me gjasë vrasja mund të jetë kryer me silenciator. Banorët e zonës kanë dëgjuar vetëm përplasjen e makinës. Ka qenë një qytetar i cili ka njoftuar policinë pasi e ka gjetur automjetin të dëmtuar duke menduar se bëhej fjalë për një aksident.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe i biri, i cili mes lotësh thërret "Ku e kam plakun?"
Viktima nuk rezulton me precedent penal.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lajm në përditësim...
Djali i viktimës Ismet Habili, i cili është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë, pak minuta më parë, ka mbërritur i tronditur në vendngjarje.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, dëgjohen britmat e 18-vjeçarit që kërkon të atin.
“Ku është plaku? Ku është baba im? Ikni! Ku e kam babën? Ku është babi?”, thërret ai duke shtyrë të tjerët që përpiqen ta qetësojnë.











Komente
Komento