Protestat në Shqipëri dhe Europë, reagon shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Ulni tensionet
Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, Belgjikë, Francë, Itali dhe Portugali. Turk ka dënuar çdo akt dhune të ndodhur gjatë protestave dhe u ka bërë thirrje të gjithë palëve të përfshira që të ulin menjëherë tensionet dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm.
Sipas zyrtarit të lartë të OKB-së, rruga më e mirë është përmes një dialogu gjithëpërfshirës dhe të sigurt.
“Dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën e mëtejshme. Rruga më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt”, shkruan ai.
“Shtetet duhet të angazhohen me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, në dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe themelore të të drejtave të njeriut lidhur me arsimin, shërbimet publike, strehimin, rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë”, shtoi Turk.
Policia shpërndan protestuesit me ujë me presion pranë zonës së Tajvanit
Berisha: Pedagogët u rreshtuan në krah të studentëve, i dhanë përgjigje dhunës policore
Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike, nisin nga nesër në mbështetje të studentëve
- 21:08 Policia shpërndan protestuesit me ujë me presion pranë zonës së Tajvanit
- 20:42 Berisha: Pedagogët u rreshtuan në krah të studentëve, i dhanë përgjigje dhunës policore
- 20:40 Itali dhe Francë, mësuesit në krah të të rinjve: Kordon njerëzor përballë policisë në mbrojtje të studentëve
- 20:36 Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike, nisin nga nesër në mbështetje të studentëve
- 20:33 Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë
- 20:26 Dy protestues të lënduar mbërrijnë tek Trauma, njëri i qëlluar me plumb gome (VIDEO)