Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta/ Vijojnë shoqërimet e dhunshme nga policia

FOTO/ Atentat te ‘Komuna e Parisit’, vritet 45-vjeçari me plumb në kokë

21:21, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Një makinë u qëllua në ecje.

Një 45-vjeçar u qëllua me plumb në kokë teksa po ecte në automjetin e tij 'Volvo'.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën ‘Mihal Popi’, në bllokun ‘1 Maji’.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip ‘Volvo’, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco