Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto” (VIDEO)

20 Tetor 2026 | 21:24

Një person është gjetur i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një automjet, në rrugën “Mihal Popi”, në zonën e Vasil Shantos, në Tiranë.

Paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje, por ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Asnjë lidhje ajo që po ndodh në Paris me ç’po ndodh në Tiranë! Ramës i dështoi plani me sulmin mbi selinë e PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen me drejtuesit e degëve të PD-së në Tiranë ka folur lidhur me protestën....
21:44 | 20/10/2026

Policia zbardh detajet e para të vrasjes në Tiranë, 46-vjeçari u qëllua brenda makinës (EMRI)

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku një person është...
21:34 | 20/10/2026

7 të lënduar në spital, mes tyre policë, protestues dhe kalimtarë! Si paraqitet gjendja e tyre

Nga përditësimet e fundit bëhet me dije se deri në orën 21:00 të kësaj të marte, numri i të lënduarve të regjistruar në urgjencë ka...
21:32 | 20/10/2026