Aktualitet

Të lënduarit sot në protestë, bilanci: 4 kalimtarë dhe 1 efektiv te Spitali i Traumës, një protestuese u mjekua te ‘Nënë Tereza’

4 kalimtarë dhe 1 efektiv policie ndodhen në Spitalin e Traumës pasi janë lënduar gjatë protestës. Një prej kalimtarëve ka deklaruar se është lënduar ditën e djeshme, ndërsa një tjetër u shtrua pas ekzaminimeve.

Te spitali “Nënë Tereza” ka marrë mjekim një protestuese.