Rama infiltron ‘paramilitarë’ me kapuça në protestë: Dalin nga Min. Brendshme nën shoqërinë e policisë…

21:38, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Metodat komuniste nga ana e Policisë me sa duket janë më të gjalla se kurrë, sot pas 36 vitesh në kryeqytetin shqiptar.

Metoda të tilla po shihen në një javë protesta studentore, teksa dhjetëra persona të maskuar kanë dalë nga dyert e Ministrisë së Brendshme për të përndjekur të rinjtë protestues.

Tashmë këta të maskuar, këta civilë pritet të infiltrohen brenda radhëve të studentëve protestues për t’i përçarë, dhunuar e më pas arrestuar.

Prej 8 ditësh, Tirana është kthyer në arenë lufte mes Policisë dhe protestuesve, teksa dhuna brutale e efektivëve nuk ka të ndalur ndaj të rinjve, ndërsa masivisht është hedhur gaz lotsjellës, bomba Molotov, plumba gome, bote uji dhe mjete piroteknike ndaj protestusve.

Të tjera pamje të rënda vijnë nga protesta studentore në kryeqytet, ku policia vijon të qëllojë kuturu ndaj të rinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco