Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 8-të e revoltës, policia sulmon me gaz dhe ujë, protestuesit shkojnë te Kryeministria

Policia shënjëstron protestuesit - Momenti kur qëllon me plumba gome ndaj tyre

21:21, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të tjera pamje të rënda vijnë nga protesta studentore në kryeqytet, ku policia vijon të qëllojë kuturu ndaj të rinjve.

Siç mund ta shihni dhe nga pamjet që vijnë nga gazetarët e SYRI-t në terren, shihen efektivët teksa marrin shënjëstër për të qëlluar ndaj protestuesve, në zonën e urës pranë kryqëzimit të Tajvanit.

Sakaq një djalë i ri është arrestuar nga një batalion i tërë forcash policore, të cilët angazhohen që me pranga në duar ta shoqërojnë drejt furgonit të policisë.

Vëtë djaloshi shprehet se nuk kishte lidhje me protestën, ndërsa i bën thirrje familjes së tij drejtpërdrejt që të interesohen nëpër komisariate, pasi e kanë arrestuar.

Policia vijon të ushtrojë terrorin e saj rrugëve të Tiranës, teksa përpiqet të dhunojë e arrestojë protestuesit, të cilët janë shpërndarë si pasojë e gazit masiv lotsjellës, boteve të ujit, plumbave të gomës dhe bombave Molotov.

Në ditën e 8 të protestës studentore, policia ka ashpërsuar së tepërmi dhunën ndaj të rinjve, duke i ndjekur këmba-këmbës nëpër rrugicat e rrugët e Tiranës, madje duke u rrezikuar edhe jetën me mjetet e tyre, teksa futet në shesh për t’i sulmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco