E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje/Viktima u qëllua në pjesën e sipërme të trupit, dyshohet se u vra me silenciator
Lajme

Detaje/Viktima u qëllua në pjesën e sipërme të trupit, dyshohet se u vra me silenciator

​​Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar në zonën e Komunës së Parisit, ku një person është gjetur i ekzekutuar brenda një automjeti.

​Viktima është identifikuar si Ismet Habili. Nga këqyrja e paraprake e vendngjarjes rezulton se ai është qëlluar me armë zjarri në pjesën e sipërme të trupit.

​Si u zbulua ngjarja?

​Vrasja dyshohet të jetë kryer me armë me heshtues (silenciator), pasi banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna arme gjatë momentit të krimit.

​Ngjarja është zbuluar pas një telefonate në polici nga një kalimtar, i cili ka njoftuar efektivët për praninë e një automjeti të dëmtuar të braktisur në rrugë.

​Grupi hetimor dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorëve dhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë në zonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.