Një 39-vjeçar italian ka mbetur i dëmtuar rëndë pas një incidenti të ndodhur gjatë punës në një fabrikë në Tepelenë.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet R. Sh. është rrëzuar aksidentalisht në ambientet e fabrikës, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.
Pas marrjes së ndihmës fillestare, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.
Rrethanat e plota të incidentit nuk janë bërë ende të ditura.













