Një ngjarje shokuese ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte gjatë protestës studentore, teksa policia ka qëlluar nga afër një person me plumb gome.
Si pasojë e goditjes së afërt nga plumbi i gomës, ai ka marrë një plagë në trup, në zonën abdominale.
Për shkak të gjendjes së tij, është dashur ndërhyrja e ekipit të emergjencës, i cili e ka trasnportuar në spital për trajtim më të specializuar.
Për shkak të të shtënës së afërt, burrit i është hapur një plagë rreth 5 cm, ndërsa ende nuk dihet nëse i ka prekur ndonjë organ jetësor.
Policia vijon të ushtrojë terrorin e saj rrugëve të Tiranës, teksa përpiqet të dhunojë e arrestojë protestuesit, të cilët janë shpërndarë si pasojë e gazit masiv lotsjellës, boteve të ujit, plumbave të gomës dhe bombave Molotov.
Në ditën e 8 të protestës studentore, policia ka ashpërsuar së tepërmi dhunën ndaj të rinjve, duke i ndjekur këmba-këmbës nëpër rrugicat e rrugët e Tiranës, madje duke u rrezikuar edhe jetën me mjetet e tyre, teksa futet në shesh për t’i sulmuar.
© SYRI.net
'Kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ngre shqetësimin për protestat masive në Shqipëri dhe disa vende të Europe
VIDEO/ Britma e ulërima - Policia s’kursen as vajzat nga arrestimi me dhunë
VIDEO/ Gjokutaj: Policia po sillet si polici e pushtetit, jo e shtetit, dhuna ndaj protestuesve është e diktuar