U raportua si atentat: Zbardhet ngjarja, 46 vjeçari u…

U raportua si atentat: Zbardhet ngjarja, 46 vjeçari u…

23:12, 20/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

46-vjeçari Ismet Habili dyshohet se ka kryer vetëvrasje, raporton gazetari Elton Qyno për Syri-n.

Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me vetëvrasje, pasi arma është gjendur brenda në makinë.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Mihal Popi”, ku u gjet pa shenja jete, brenda automjetit, shtetasi I. H., ju bëjmë me dije se:

Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale të kryera, dyshohet se shtetasi I. H., 46 vjeç, mund të jetë vetëvrarë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco