VIDEO/ Champions League, duel spektakolar me 6 gola! Kampionët e PSG-së i japin ‘leksion’ Barcelonës

VIDEO/ Champions League, duel spektakolar me 6 gola! Kampionët e PSG-së i japin ‘leksion’ Barcelonës

23:28, 20/10/2026

Kampionët e PSG-së likuiduan Barcelonën me rezultatin 4-2, në duelin e vlefshëm për fazën e tretë të Ligës në Champions, që rezultoi tepër emocionues.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 falë golit të Doue në minutën e 38-të.

Ndërkohë fragmenti i dytë i lojës prodhoi edhe 5 gola të tjerë. Fillimisht ishte Espart që rikthehu baraspeshën në minutën e 55-të.

Goli i dytë për vendasit do të shënohej nga mbrojtësi Lukas Hernandez me kokë në minutën e 72-të, teksa Lamin Jamal nxorri nga repertori i tij një supergol në minutën e 79-të, por baraspesha e dytë zgjati vetëm 2 minuta, pasi ishte Vitinja i cili u kundërpërgjigj me një tjetër supergol në minutën e 81-të për 3-2.

Ndërkohë për golin që do të “vuloste” sfidën mendoi Fabian Ruiz në minutën e 86-të.

GOLI I FABIAN RUIZ: VIDEO 

GOLI I VITINJAS: VIDEO 

GOLI I JAMAL: VIDEO 

GOLI I LUKAS HERNANDEZ: VIDEO 

GOLI I ESPART: VIDEO 

GOLI I DOUE: VIDEO 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco