
OSCE/ODIHR i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndalë dhunën e paligjshme të policisë ndaj protestuesve.
Në një reagim në X, organizata evropiane shton se çdo rast i përdorimit të paligjshëm të dhunës duhet të hetohet menjëherë e në mënyrë të pavarur.
“Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë. Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve, ndërsa çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur.”