Dy avionë ushtarak mbërritën në Rinas?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.10.2026, 01:23

Një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë pamje filmike të një avioni, i cili sipas tij është ushtarak dhe është ulur në Aeroportin e Rinasit rreth mesnatës.

Në mesazhin e tij, qytetari pretendon se gjatë kësaj kohe janë ulur dy avionë ushtarakë në aeroport. Pamjet e filmuara gjatë natës tregojnë uljen e një avioni, por për shkak të errësirës nuk është e mundur të identifikohet qartë lloji i tij apo nëse bëhet fjalë për një mjet ajror ushtarak.

Deri më tani, nuk kemi një konfirmim zyrtar mbi identitetin e avionëve, origjinën e tyre apo arsyen e mbërritjes në Rinas.

Për këtë arsye, i bëjmë thirrje Ministrisë së Mbrojtjes dhe autoriteteve përgjegjëse të reagojnë për të sqaruar situatën. A bëhet fjalë për avionë ushtarakë, siç pretendon qytetari? Nga kanë ardhur dhe për çfarë qëllimi janë ulur në aeroport rreth mesnatës?

Në mungesë të një informacioni zyrtar, këto pyetje mbeten pa përgjigje. Publiku meriton një sqarim të qartë nga institucionet, në mënyrë që të mos lihen vend për hamendësime apo interpretime të ndryshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit