Revolta kundër Edi Ramës/ Sot në orën 10:00 pedagogët protestojnë sërish në mbështetje të të rinjve

Revolta kundër Edi Ramës/ Sot në orën 10:00 pedagogët protestojnë sërish në mbështetje të të rinjve

08:12, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogët i janë bashkuar protestës së studentëve dhe kanë paralajmëruar se do të dalin çdo ditë në orën 10:00, duke e lidhur vijimin e tubimeve me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, tha se përfshirja e botës akademike vjen pas mungesës, sipas tij, të një përgjigjeje konkrete ndaj kërkesave të ngritura nga të rinjtë. Ai e cilësoi dialogun e munguar si një prej arsyeve që ka çuar në përshkallëzimin e protestave dhe kritikoi mënyrën se si është ndërhyrë ndaj demonstruesve gjatë ditëve të fundit.

Kovaçi ngriti gjithashtu shqetësimin për praninë e personave me rroba civile gjatë përplasjeve, duke kërkuar që rastet e raportuara të verifikohen dhe siguria e qytetarëve të garantohet. “Brutaliteti ndaj rinisë shqiptare është i papranueshëm”, deklaroi ai, ndërsa u bëri thirrje ambasadave dhe përfaqësive ndërkombëtare të ndjekin nga afër zhvillimet në Shqipëri.

Pedagogët kërkojnë marrjen e përgjegjësisë politike nga qeveria dhe kanë bërë të ditur se protestat e tyre do të vazhdojnë. Ndërkohë, studentët dhe të rinjtë protestues refuzuan një ditë më parë ofertën e kryeministrit Rama për dialog.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco