Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi herët të mërkurën se ka kapur dhe shkatërruar pesë dronë të lëshuar në drejtim të Arabisë Saudite.

Zëdhënësi i koalicionit, gjeneral brigade Turki al-Maliki, deklaroi në platformën X se operacioni për kapjen dhe shkatërrimin e tyre u zhvillua në rajonin e Medinës – ku ndodhet një nga qytetet më të shenjta të Islamit – si dhe në Provincën Lindore.


Në një deklaratë të veçantë, al-Maliki tha se forcat e koalicionit kishin kapur dhe shkatërruar një dron që po shkonte drejt rajonit lindor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Gjatë këtij muaji, Arabia Saudite është përballur me sulme të vazhdueshme nga milicia Houthi, përfshirë një sulm ndaj aeroportit ndërkombëtar të Riadit – i cili ishte sulmi më vdekjeprurës në mbretëri gjatë viteve të fundit – ndërsa lufta me këtë grup po përshkallëzohet.

Medina, vendi ku prehet Profeti Muhamed dhe ku ndodhet Xhamia e Profetit, është një nga qytetet më të shenjta të Islamit, së bashku me Mekën; të dyja këto qytete, milicia Houthi është zotuar se nuk do t'i sulmojë. /Telegrafi/