INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Pas videos intime, ELI FARA rikthehet në skenë me një koncert, zbulohet se ku do të mbahet

Pas videos intime, ELI FARA rikthehet në skenë me një koncert, zbulohet se ku do të mbahet

Publikuar më: 16:48 20-10-2026

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Eli Fara do të marrë pjesë në një koncert në Gjakovë më 28 nëntor. Koncerti i organizuar në kuadër të festivalit “Ditët e Nëntorit” do t’i kushtohet muzikës tradicionale shqiptare si dhe serenatave të Korçës.

Ky është angazhimi i parë i saj publik që prej skandalit me video erotite të kompozitorit Ardian Hila. Me anë të një njoftimi për mediat, organizatorët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja e Eli Farës në festival synon të sjellë para publikut muzikën e mirëfilltë shqipe dhe traditën e pasur muzikore të Korçës.

“E kemi nderin e madh që në këtë edicion të festivalit ‘Ditët e Nëntorit’ me e sjell legjendën e kangës së mirëfilltë shqipe, të madhen Eli Fara, me shoqërim nga Ansambli Artistik Skënderbeu, dy perla korçare”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.