Menuja/ Mëngjes-Dialog; Drekë: Ujë, gaz, shkopinj, plumba gome; Darkë: Arrestime… në oborr kishe e prag xhamie

Menuja/ Mëngjes-Dialog; Drekë: Ujë, gaz, shkopinj, plumba gome; Darkë: Arrestime… në oborr kishe e prag xhamie

09:10, 21/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar në një postim në Facebook situatën politike në Shqipëri, në ditën e tetë të revoltës studentore, duke e përshkruar me nota sarkastike përgjigjen e kryeministrit Edi Rama ndaj të rinjve që protestojnë.

Përmes një “menuje të ditës”, Dervishi rendit nga dialogu i mëngjesit te gazi lotsjellës, plumbat e gomës dhe arrestimet e mbrëmjes, duke denoncuar përshkallëzimin e represionit policor ndaj protestuesve.

Postimi i plotë:

MENUJA E DITËS

Mëngjes: Dialog.

Drekë: Ujë dhe gaz lotsjellës.

Pasdite: Ujë, gaz, shkopinj dhe plumba gome.

Darkë: Arrestime në rrugë, në kafene, në oborr të kishës dhe në prag të xhamisë.

Specialiteti i shefit: Dajak tradicional, me teknologji moderne dhe salcë propagande.

Shënim 1. Paguan një, ha dy për çdo asortiment.

Shënim 2. Menuja ofrohet edhe për turistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco