Lajmi i fundit

Dhuna ndaj medias/ Policia goditi gazetarët e SYRI TV, ‘Reporterët pa Kufij’: Sanksione ndaj përgjegjësve

Alarm në PSG për Kvaratskhelian, frikë për këputjen e ligamentit të kryqëzuar

Alarm në PSG për Kvaratskhelian, frikë për këputjen e ligamentit të kryqëzuar

09:27, 21/10/2026

Shqetësim i madh në kampin e Paris Saint-Germain për gjendjen fizike të Khvicha Kvaratskhelias. Sulmuesi gjeorgjian u dëmtua në ndeshjen kundër Barcelonës në Champions League dhe u largua nga fusha i ndihmuar nga stafi mjekësor, duke ngritur dyshime për një dëmtim serioz të gjurit.

Aksidenti ndodhi në fillimin e pjesës së dytë të takimit në Paris. Pas një dueli me kundërshtarin, Kvaratskhelia u rrëzua në fushë, me dyshimet se gjuri mund të ishte përdredhur në mënyrë të panatyrshme gjatë aksionit.

Dhimbjet e detyruan futbollistin të ndërpriste lojën. Ai u largua nga fusha i mbështetur tek pjesëtarët e stafit mjekësor të klubit francez, ndërsa situata shkaktoi shqetësim të madh në radhët e PSG-së.

Sipas raportimit të “SportMediaset”, ekziston frika se bëhet fjalë për një këputje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit, një dëmtim që mund ta mbajë lojtarin jashtë fushave për një periudhë të gjatë. Megjithatë, deri në kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, kjo mbetet vetëm një mundësi dhe jo një diagnozë e konfirmuar.

Një dëmtim i tillë do të përbënte një goditje të rëndë për trajnerin Luis Enrique, duke pasur parasysh rëndësinë e sulmuesit gjeorgjian në repartin ofensiv të skuadrës.

PSG-ja arriti të fitonte 4-2 ndaj Barcelonës, por dëmtimi i Kvaratskhelias rrezikon të lërë në hije suksesin e rëndësishëm europian. Tashmë, vëmendja është përqendruar te rezultatet e kontrolleve mjekësore, të cilat do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e mundshme të rikuperimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco