Barcelona ka paraqitur një ankesë zyrtare në UEFA ndaj Paris Saint-Germain, pas koreografisë së shfaqur nga një pjesë e tifozëve francezë përpara ndeshjes së Champions League mes dy skuadrave.
Në njërën prej tribunave të “Parkut të Princave” u shpalos një banderolë gjigante, ku paraqitej një personazh horror me një sharrë elektrike të përgjakur, duke sulmuar stemën e klubit katalanas. Koreografia shoqërohej me mesazhin “Masakër pariziene”, në një lojë fjalësh që i referohej filmit horror “Masakra në Teksas”.
Sipas raportimeve të medieve spanjolle, Barcelona e konsideroi përmbajtjen e banderolës si një mesazh me natyrë të dhunshme dhe vendosi të paraqiste një ankesë formale tek delegati i UEFA-s pas përfundimit të ndeshjes.
Por kjo nuk ishte e vetmja kërkesë e klubit katalanas. Barcelona kërkoi gjithashtu heqjen e disa banderolave të tjera të shfaqura në stadium, ku tifozët vendas kishin përdorur shprehje fyese ndaj skuadrës spanjolle, përfshirë mbishkrimin “Puta Barça”.
Një tjetër element që e rëndon situatën është fakti se, sipas gazetës franceze “L'Équipe”, koreografia gjigante kishte marrë miratimin e vetë PSG-së. Sipas këtij raportimi, klubi parizien kishte refuzuar më herët një koreografi për ndeshjen kundër Le Mans, e cila përmbante referenca ndaj një lëvizjeje sociale në Francë, ndërsa në rastin e përballjes me Barcelonën kishte dhënë dritën jeshile.
Madje, koreografia ishte paralajmëruar edhe përmes altoparlantëve të stadiumit përpara se të shpalosej në tribunë.
Tashmë, ankesa e Barcelonës pritet të vlerësohet nga organet përkatëse të UEFA-s, të cilat do të shqyrtojnë përmbajtjen e koreografisë dhe përgjegjësinë e mundshme të klubit francez. Çështja vjen pas një mbrëmjeje të vështirë për katalanasit edhe në aspektin sportiv, pasi Barcelona u mposht 4-2 nga PSG-ja në një ndeshje të luftuar të Champions League.
© SYRI.net
Alarm në PSG për Kvaratskhelian, frikë për këputjen e ligamentit të kryqëzuar
Reali kërkon të zgjasë serinë historike në Champions, Leipzig mbërrin në 'Bernabeu' i dërrmuar nga Bayerni
Supersfida Bayern-Arsenal, Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër suksesBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: