Bojkotohet mësimi në universitetet e Korçës, studentët thirrje për protestë paqësore

21 Tetor 2026 | 09:41

Ka nisur këtë të mërkurë bojkoti i mësimit në disa universitete në qytetin e Korçës, pasi paraqitja e studentëve ka qenë në një numër të ulët.

Sipas gazetarit të Euronews, Xhensil Shkëmbi, në orën 10:00, përballë Pallatit të Sportit, do të ketë një grumbullim të të rinjve, njoftim i bërë nga Këshilli Studentor i Universitetit të Korçës.

Ndryshe nga herët e tjera, kur revoltat studentore janë shoqëruar me përplasje dhe shoqërime, këtë herë studentët e Korçës lajmërojnë bojkot dhe protesta paqësore, pa ushtruar dhunë ndaj policisë apo bizneseve.

Ndërkohë, njoftohet gjithashtu se, nëse do të ketë përplasje nga gjimnazistët apo nxënësit e shkollave 9-vjeçare, studentët do të largohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, mësimi vijon rregullisht në të gjitha fakultetet. Që në orët e para të mëngjesit, pedagogët kanë nisur zhvillimin e...
09:24 | 21/10/2026

Protesta në Tiranë, 58 të arrestuarit dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë

58 personat e shoqëruar nga Policia gjatë protestës në kryeqytet pritet të dalin sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë...
09:19 | 21/10/2026

“Keni problem se PD ka 1 mijë pedagogë”? Analisti debat me Klosin: PS ka 850 mijë vota

Gazetari dhe analisti, Arion Sulo i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë...
22:40 | 20/10/2026