Një nga ndeshjet më interesante sot në Champions League është ajo mes Como dhe Manchester United. Trajneri i “djajve të kuq”, Michael Carrick, tha: “Nuk kam nevojë për asnjë lloj garancie lidhur me pozicionin tim te Manchester United”.
“Roli im është mjaft i qartë, nuk kam nevojë që dikush të më tregojë se cili është, e di shumë mirë vetë. E di që na duhen fitore për të vazhduar mbarë. Thjesht, në disa momente fati nuk ka qenë në anën tonë“, shtoi trajneri Michael Carrick.
Ai nuk ka frikë se mund të shkarkohet, pavarësisht nisjes së ngadaltë në Premier League, shtatë pikë në shtatë ndeshje. “Kam respekt të madh për atë që është arritur këtu te Como, shpejtësia me të cilën është rritur klubi, trajneri dhe mënyra se si luan skuadra“, shtoi Carrick.
Ai do të duhet të bëjë pa disa lojtarë: Martinez, Mainoo, Rashford, Shaë dhe Sesko. Por, në anën tjetër, ai mirëpret rikthimin e De Ligt: “Është fantastike që e kemi sërish në dispozicion, ai ka munguar për 11 muaj. Ka punuar jashtëzakonisht shumë“.







