Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur si pasojë e lëndimit në vendin e punës në Korroticë të Epërme të Drenasit.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 16:01.


“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës në një kompani private. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e punës.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/