Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sot, 31 vite nga rrëmbimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhës, i biri: Të gjenden eshtrat e tij!

    Si u “peshkua” Leli Kaja, ku ju kapën 4 mln lekë dhe 28 mijë euro/ Kush është biznesmeni që e denoncoi dhe fati i 2 hetuesve të BKH

    Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Sot, 31 vite nga rrëmbimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhës, i biri: Të gjenden eshtrat e tij!
    Aktualitet

    Sot, 31 vite nga rrëmbimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhës, i biri: Të gjenden eshtrat e tij!

    October 21, 2026
    Sot, 31 vite nga rrëmbimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhës, i biri: Të gjenden eshtrat e tij!

    Ai thekson se familja e tij ka 31 vite që kërkon përgjigje nga shteti shqiptar për vendndodhjen e eshtrave të babait të tij, por një përgjigje të tillë ende nuk e ka marrë.

    Ardian Hoxha tha se nuk kërkojnë gjakmarrje për të atin, por vetëm eshtrat e tij, në mënyrë që të kenë mundësi ta varrosin në mënyrë dinjitoze.

    Reagimi i Ardian Hoxhës:

    31 vjet pa varr të babait tim, Remzi Hoxha

    Shqipëri, e ndiejmë dhembjen tënde, sepse e kemi përjetuar vetë. Shqiptarët kanë vuajtur me dekada dhe shumë nga ata që janë burgosur, torturuar, vrarë e zhdukur, i kanë zhdukur pikërisht udhëheqësit e tyre politikë. Shqipëria, mëmëdheu i të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, i ka vrarë me qindra, në mos me mijëra, bijtë e saj më të mirë. Familja jonë është njëra nga ato familje dhe sot bëhen 31 vjet.

    Më 21 tetor 1995, babai im, Remzi Hoxha, u rrëmbye nga vendi i tij i punës në mes të Tiranës, në pikë të ditës, nga njerëzit e SHIK-ut të Sali Berishës. U torturua, u vra dhe trupi i tij u zhduk. Këtë e ka thënë gjykata shqiptare me vendim të prerë. Pra shteti e di kush e mori, kush e torturoi dhe kush e vrau. Vetëm një gjë nuk na e thotë prej 31 vitesh: ku e kanë lënë.

    Babai im sakrifikoi gjithçka për çështjen shqiptare, jetën e tij, familjen e tij dhe pasurinë e tij, që shqiptarët kudo që janë të jetojnë të lirë. Zhdukjen e tij e prisnim nga serbët, mirëpo jo nga vëllezërit shqiptarë dhe jo nga shteti amë. Për familjen tonë Sali Berisha është antishqiptari dhe krimineli më i madh që ka njohur historia shqiptare. Mirëpo nuk është vetëm ai. Edi Rama e udhëheq Shqipërinë prej 13 vitesh, i kemi dërguar dosje dhe emra, dhe nuk ka bërë asnjë përpjekje që të gjenden eshtrat e babait tim. Kur ke në dorë gjithë shtetin dhe nuk do ta zgjidhësh një rast që e ka vërtetuar vetë gjykata jote, nuk je më dëshmitar i krimit. Bëhesh pjesë e tij.

    Neve nuk na intereson politika e Shqipërisë, as e majta, as e djathta. Nuk kërkojmë as dënimin e askujt dhe as hak për gjakun e babait tim. Kërkojmë vetëm eshtrat e tij, që t’ia bëjmë një varr dhe të vazhdojmë jetën tonë. A mos vallë është shumë kjo që kërkojmë? Edhe serbët, që i kanë vrarë shqiptarët çdo ditë, trupin ua kthenin familjeve. Shqipëria jonë, 31 vjet, nuk e bën dot as këtë.

    Andaj i drejtohem Qeverisë së Shqipërisë, Kryeministrit, Prokurorisë e SPAK-ut: hapni arkivat e ish-SHIK-ut, rihapni kërkimin për trupin e babait tim me njerëz të caktuar dhe me afat, pyesni çdo person që ishte pjesë e atyre strukturave dhe jepuni garanci atyre që duan të flasin. Dhe i drejtohem edhe atyre që nuk janë shtet, por që dinë. Ju mund të jeni të moshuar sot dhe mund ta keni mbajtur këtë barrë gjithë jetën. Nuk ju kërkojmë emrin. Na tregoni vetëm ku është.

    Në këto 31 vjet nuk kemi qenë vetëm. Faleminderit çdo njeriu që e ka ndjerë dhembjen tonë bashkë me ne, në çdo protestë, në çdo intervistë, me çdo fjalë që na ka shkruar. Ndoshta juve ju është dukur pak. Për ne nuk ka qenë pak. Ju jeni Shqipëria që babai im e donte. Dhe pikërisht ju e meritoni udhëheqës që i vënë në vend të parë qytetarët e tyre dhe jo veten, që e bëjnë ligjin të njëjtë për të gjithë, dhe që punojnë për një të ardhme më të mirë për këtë brez dhe për brezin që vjen. Një shtet që 31 vjet nuk ia kthen dot një familjeje eshtrat e babait, nuk mund t’u premtojë fëmijëve të tij asgjë.

    Kjo nuk është çështje partie, as feje, as e Kosovës apo e Shqipërisë. Kjo është çështje e çdo shqiptari që ka pasur një baba.

    Kemi 31 vjet që jemi djemtë dhe vajzat e një njeriu të zhdukur. Dua të jemi më në fund djemtë dhe vajzat e një njeriu të varrosur. Shqipëri, uroj të mos na shohësh si bij njerke, por si bijtë e Shqipërisë mëmë.

    Ardian R. Hoxha

    Djali i Remzi Hoxhës

    Në emër të familjes Hoxha

    31 vite nga zhdukja djali i Remzi Hoxhës Drejtësia shqiptare eshtrat e Remzi Hoxhës familja Hoxha hetimet për Remzi Hoxhën kërkohet drejtësi krim i pazbardhur Remzi Hoxha rrëmbimi i Remzi Hoxhës Shërbimi Informativ Kombëtar SHIK zbardhja e së vërtetës zhdukja e Remzi Hoxhës zhdukjet në Shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sot, 31 vite nga rrëmbimi dhe zhdukja e Remzi Hoxhës, i biri: Të gjenden eshtrat e tij!

    October 21, 2026

    Si u “peshkua” Leli Kaja, ku ju kapën 4 mln lekë dhe 28 mijë euro/ Kush është biznesmeni që e denoncoi dhe fati i 2 hetuesve të BKH

    October 21, 2026

    Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

    October 21, 2026

    Protesta për krizën e strehimit në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur pas përplasjeve me policinë

    October 21, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.