Pavarësisht kërcënimeve të Edi Ramës se do të paguajnë dëmet e shkaktuara, studentët i janë përgjigjur sërish kryeministrit, duke thyer karriget e vendosura sot para godinës së Kryeministrisë për të simbolizuar dialogun me të rinjtë.
Pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, tregojnë se karriget e nxjerra sërish mëngjesin e sotëm nga Rama janë thyer nga studentët, të cilët vijojnë revoltën e tyre kundër qeverisë.
Për të dytën ditë radhazi, kryeministri u ofron të rinjve karrige për dialog para Kryeministrisë, ndërsa ata kërkojnë përgjegjësi politike dhe largimin e tij.
© SYRI.net