Raportohet se dy zyrtarë policorë në rroba civile kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, për shkak të kundërvajtjes në trafik dhe të njëjtit i janë prezantuar si zyrtarë policorë, por i dyshuari ka pasur sjellje arrogantë dhe i ka kanosur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:10 në autostradën “Ibrahim Rugova”.


Ndërkaq, siç thuhet në njoftim i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/