SPAK i ka komunikuar akuzën futbollistit dhe ish-drejtuesit sportiv Igli Tare, i cili dyshohet për përfshirje në fshehjen e dy vilave që lidhen me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Pas Ballukut dhe biznesmenit Pandeli Carapuli, edhe Igli Tare është marrë i pandehur në kuadër të hetimeve për këtë çështje.
Sipas informacioneve paraprake, Tare dyshohet për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa hetimet lidhen me dy pasuri të paluajtshme që dyshohet se janë fshehur në kuadër të kësaj çështjeje.
SPAK ka vijuar hetimet për të zbardhur rrethanat e krijimit, zotërimit dhe mënyrës së regjistrimit të këtyre pasurive, si dhe për të përcaktuar rolin e personave të përfshirë.
Hetimet për çështjen vijojnë, ndërsa dyshimet ndaj personave të marrë të pandehur duhet të provohen në gjykatë.a.b





