Rreth pesë kilometra rrugë po asfaltohen në Tërstenë të Mitrovicës

Nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Enis Osmani, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugës kryesore në fshatin Tërstenë, e cila ka një gjatësi prej rreth pesë kilometrash.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe janë drejt përfundimit.
“Pas shumë vitesh pritjeje, Tërstena po bëhet me asfalt!”, ka shkruar Osmani.
Ai ka theksuar se rajoni i Shalës do të përfitojë investime që, sipas tij, kanë munguar për shumë vite.
“Rajoni i Shalës do të ketë investimet e merituara por për shumë vite të munguara!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































