Champions League/ Festival golash në mbrëmje! Liverpool-i mund mes drithërimash Villarrealin, Stuttgarti ndal Atleticon (Rezultatet)
Sfida e Parkut të Princave mes Paris Saint Germainit dhe Barcelonës ishte përballja më e shumëpritur në mbrëmjen e së martës në Ligën e kampioneve me skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique që iu imponua me autoritet rivalëve katalanas duke i mundur 4-2.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick pranoi superioritetin e parizienëve teksa theksoi edhe se skuadra e tij ka ende vend për përmirësime
‘Ishte një test për ne dhe pamë se në cilat aspekte duhet të përmirësohemi. Por pamë edhe gjëra të mira-tha Flick në konferencën për shtyp-besoj se ishte një ndeshje fantastike nga të dy ekipet. Bëmë gabime dhe patëm humbje topi që duhet t’i analizojmë. Paris Saint Germain tregoi se ishte një skuadër më e mirë se ne. Humbëm, por morëm edhe mësime nga kjo ndeshje’
Flick shpjegoi se një nga vështirësitë e Barcelonës ishte edhe lodhja e akumuluar në javët e fundit teksa kujtoi kthimin nga Sevilla të skuadrës një ditë më vonë për shkak të kushteve të motit
‘Duhet të kuptojmë se kryen gabime sepse nuk je i freskët. Nuk ishim të freskët-shtoi Flick-kishte gjëra fantastike, por ndodhi ajo si në Sevilla dhe nuk kishim rikuperimin e nevojshëm. Por ky nuk është justifikim, është për të kuptuar pse nuk ishim në nivelin më të lartë’
Pavarësisht humbjes, trajneri gjerman e bëri të qartë se nuk dëshiron të dramatizojë rezultatin duke kujtuar se sezoni është i gjatë: ‘Trofetë nuk fitohen në tetor, Champions League vendoset në qershor-theksoi Flick.
Top Channel