Në ditën e nëntë të revoltës studentore kundër Edi Ramës, vala e protestave dhe e solidaritetit me të rinjtë e Tiranës është përhapur edhe në Korçë.
Të rinjtë e qytetit kanë nisur edhe sot marshimin në rrugët e Korçës, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që prej ditësh protestojnë kundër qeverisë.
Protesta në Korçë vjen në një moment kur revolta e të rinjve po fiton mbështetje masive dita ditës edhe jashtë kryeqytetit, ndërsa kërkesat për ndryshim dhe përgjegjësi politike përballen me refuzimin e kryeministrit për t'u tërhequr.
Solidariteti i të rinjve të Korçës i shtohet kështu valës së protestave kundër qeverisë Rama.
© SYRI.net
Tirana po digjet/ Gazeta zvicerane: Ja pse rinia shqiptare është rebeluar kundër Edi Ramës
Protestat/ Avokati Bici: Arrestime të paligjshme, polici që firmos, në të njëjtën kohë në tre vende të ndryshme
‘Të arrestuarit transferohen në rrethe’/ Kalaja: Gardianët e burgut të Fushë-Krujës, gati për të rrahur fëmijët në Tiranë