Shqiptarët protestojnë para Parlamentit Evropian në Bruksel: Pa rini nuk ka Shqipëri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.10.2026, 10:42

Një grup shqiptarësh u mblodhën mbrëmjen e kaluar, në orën 19:00, para Parlamentit Evropian në Bruksel, në shenjë solidariteti me protestën e të rinjve shqiptarë dhe në mbështetje të mesazhit se rinia është e ardhmja e Shqipërisë.

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Habibe Duraki, shqiptare nga Shkupi dhe nënkryetare e Komunës së Evere-s në Bruksel, Belgjikë, e cila angazhohet vazhdimisht në mbështetje të komunitetit shqiptar në Belgjikë, duke kontribuar në forcimin e lidhjeve dhe të solidaritetit brenda tij.

Pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë tubim përcolli një mesazh të qartë: Shqipëria ka të ardhme vetëm duke mbështetur rininë, duke dëgjuar zërin e saj dhe duke krijuar mundësi për një të ardhme më të mirë.

“Pa rini nuk ka Shqipëri” ishte mesazhi që bashkoi shqiptarët në Bruksel, në mbështetje të të rinjve dhe të së ardhmes së vendit.

Shqipëria është e rinisë, e popullit dhe e të gjithë atyre që besojnë se ndryshimi ndërtohet përmes angazhimit, solidaritetit dhe shpresës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit