Skip to content
21 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – Koha për një parti të studentëve, për të realizuar që nuk e arritën studentët e 1990- ës…

ShkodraWeb 21 October, 2026
levizja dhjetor 90 protesta 2026

Në ditët e para të dhjetorit 1990, në Shqipërinë që po përgatitej të dilte nga diktatura komuniste 45- vjeçare, pritej krijimi i të parës forcë politike, rrjedhojë e Lëvizjes Studentore. Natyrshëm, mendohej se kjo parti, do të kishte në krye pikërisht një student. Edhe pse me diferencë moshe me të tjerët, kryetar i Komisionit Nismëtar të forcës së parë politike në vend pas 45 viteve monizëm, ishte Azem Hajdari. Vetëm kaq!

Brenda pak muajve, në krye të kësaj force politike, në pozicionet më të rëndësishme shtetformuese pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike me 22 mars 1992, zyrtarisht produkt i Lëvizjes Studentore,  nuk erdhi asnjë student, as vetë Hajdari që kishte një moshë më të madhe se studentët e tjerë: President Sali Berisha, kryeministër Aleksandër Meksi, kryetar Kuvendi Pjetër Arbnori. Edhe qeveria e vendit, la jashtë saj studentët.

Iniciatorët dhe pjesëmarrësit më të spikatur të Lëvizjes Studentore, gati masivisht, morën rrugët e emigracionit, ku një pjesë e madhe, janë akoma. Disa të paktë, siguruan nga një karrige në parlament, për ta liruar pas disa viteve. Vazhdimësia e kësaj force politike deri më sot, roli dhe pozicioni real i studentëve brenda rradhëve të saj, tashmë është histori e re që njihet nga të gjithë.

Një parti që lindi nga revolta e studentëve në 1990- ën dhe realisht, nuk ishte asnjëherë parti e tyre, mbase është momenti të krijohet tani, rreth 36 vjet më pas, kur edhe dhjetori është në prag. Ideja është e Nikollë Lesit, një emër i njohur i respektuar i medias por edhe i politikës, për aq kohë sa ishte pjesë e saj.

Energjia e jashtëzakonshme e këtyre ditëve, duhet të kristalizohet dhe të kanalizohet. Kreditet e krijuara dhe që mund të krijohen, nuk ka arsye të çojnë “ujë votash” tek një subjekt tjetër aktualisht në tregun politik. Nëse hamendësohet se përveç energjisë ka edhe mbështetje popullore me votë, do të ishte mirë të provohej. Aq më shumë, kur këto 36 vite, po përjetojmë një tranzicion që është i gjithë provë, nga prova në provë.

Për te realizuar shkëputjen e munguar nga diktatura 54- vjeçare, kjo forcë politike që mund të lindë, mund të përjashtojë që në nisje ish- nomenklaturën komuniste dhe trashëgimtarët ideologjikë apo biologjikë, për të sjellë vërtetë një standard të ri në politikën shqiptare, i cili nuk u arrit dot në 1990 dhe mbase, është një nga të metat e mëdha, pasojat e të cilës i vuajmë edhe sot.

Ndërtimi i programit apo edhe i statutit, nuk është diçka e lehtë por edhe ju shumë e vështirë, përsa kohë do të jetën në duart e intelektualëve potencialë të sotëm apo të nesërm. E për emrin, alternativat mund të jenë të shumta por mbase duhet një “student” i përfshirë në të. Për shumë arsye, kryesorja: studentë do të ketë përherë në këtë vend dhe që mund të identifikohen në çdo kohë, etapë me të.

Ndoshta është pikërisht momenti, që studentët sot dhe nesër “të punojnë për vete”, për të sotme e sidomos të ardhmen, për t’ju imponuar pushtetit, edhe nëse nuk arrihet të merret menjëherë i vetëm, për të nisur një rrugëtimi, që edhe nëse është i gjatë, rezultatet mund të jenë më pozitive jo vetëm për studentët por edhe Shqipërinë e shqiptarët!

Post navigation

Previous: Dëmtim i lehtë në stërvitje dhe vala e protestave, Jurgen Uldedaj njofton shtyrjen e ndeshjes së boksit

TË FUNDIT

jurgen uldedaj mbron titullin maj 2026

Dëmtim i lehtë në stërvitje dhe vala e protestave, Jurgen Uldedaj njofton shtyrjen e ndeshjes së boksit

ShkodraWeb 21 October, 2026
hervin culi protesta 2026

NGA HERVIN ÇULI – Djalli u kthye…

ShkodraWeb 21 October, 2026
belinda balluku igli tare

Pas Ballukut, merret i pandehur edhe ish- sulmuesi i Kombëtares, Igli Tare akuzohet për pastrim parash

ShkodraWeb 21 October, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Koha për një parti të studentëve, për të realizuar që nuk e arritën studentët e 1990- ës… 21 October, 2026
  • Dëmtim i lehtë në stërvitje dhe vala e protestave, Jurgen Uldedaj njofton shtyrjen e ndeshjes së boksit 21 October, 2026
  • NGA HERVIN ÇULI – Djalli u kthye… 21 October, 2026
  • Pas Ballukut, merret i pandehur edhe ish- sulmuesi i Kombëtares, Igli Tare akuzohet për pastrim parash 21 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 tetor 2026… 21 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 tetor 2026… 21 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 tetor 2026… 21 October, 2026
  • SPAK i komunikon akuzat përfundimtare Belinda Ballukut, 5 vepra penale për ish- zëvendëskryeministen 20 October, 2026
  • Arrestohet 44- vjeçari nga Shkodra, transportonte emigrantë nga vende të treta drejt Malit të Zi… 20 October, 2026
  • VIDEO – “Vala e dhunës po fshihet nën ‘petkun’ e studentëve”, kryeministri Rama takim me drejtues shkollash… 20 October, 2026
  • PROTESTAT – marshim në mbështetje të studentëve, pedagogët dalin sot në protestë në orën 10:00… 20 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 20 tetor 2026… 20 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

levizja dhjetor 90 protesta 2026

OPINION – Koha për një parti të studentëve, për të realizuar që nuk e arritën studentët e 1990- ës…

ShkodraWeb 21 October, 2026
jurgen uldedaj mbron titullin maj 2026

Dëmtim i lehtë në stërvitje dhe vala e protestave, Jurgen Uldedaj njofton shtyrjen e ndeshjes së boksit

ShkodraWeb 21 October, 2026
hervin culi protesta 2026

NGA HERVIN ÇULI – Djalli u kthye…

ShkodraWeb 21 October, 2026
belinda balluku igli tare

Pas Ballukut, merret i pandehur edhe ish- sulmuesi i Kombëtares, Igli Tare akuzohet për pastrim parash

ShkodraWeb 21 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.