Prezantimi zyrtar i BMW i3 Touring të ri pritet në vitin 2027. Modeli elektrik që po përgatit BMW është konceptuar si një veturë për familjet.
Fotografitë e prototipit të realizuara gjatë testimeve tregojnë se pamja e tij i afrohet asaj të sedanit i3. Megjithatë, Touring dallohet nga çatia e zgjatur dhe hapësira e shtuar e bagazhit.
Të lidhura
None found
Për blerësit parashikohen disa konfigurime motorike, me i3 50 xDrive si variantin më të fuqishëm, që prodhon 463 kuaj fuqi.
Ky version përdor një bateri me kapacitet 108,7 kWh, e cila siguron deri në 912 kilometra autonomi sipas ciklit WLTP. Në rastin e Touring, distanca e përshkueshme mund të rezultojë disi më e vogël.
Në brendësi pritet të përfshihen sistemi BMW Panoramic iDrive dhe një ekran për multimedian me përmasë 17,9 inçësh.
Përmes i3 Touring, BMW kërkon të ndërthurë performancën e një veture elektrike me hapësirën dhe zgjidhjet praktike që u nevojiten familjeve. /Telegrafi/





