• Kontakt
Wednesday, October 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë/ Gjykata Speciale përballë kritikave për pavarësinë dhe transparencën

10:47 : 21/10/2026
në RAJONI

Në Kosovë nxiti reagime një deklaratë e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e cila tha se Gjykata Speciale është e “fokusuar në përmbushjen e mandatit për drejtësi të pavarur”, duke tërhequr vëmendjen se, sipas saj, që prej themelimit të saj, “kjo gjykatë ka qenë cak i informacionit të rremë për pavarësinë dhe funksionimin e institucionit”. Debati rreth Gjykatës Speciale dhe reagimet e kundërreagimet rreth saj po vazhdojnë që kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet e ligjit për Dhomat e Specializuara, pas dënimit në shkallën e parë për krime lufte nga kjo gjykatë të ish-krerëve të UÇK-së,

Trendafilova: Të fokusuar në garantimin e proceseve penale të pavarura

Ekaterina Trendafilova, kryetare e Gjykatës Speciale, në një videomesazh një ditë më parë tha se “Dhomat e Specializuara janë institucion gjyqësor me mandat të përcaktuar në Shkëmbimin e Letrave, Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, dhe se gjykatësit i zbatojnë konventat ndërkombëtare të përmendura në Kushtetutën e Kosovës. “Gjykata është e fokusuar në garantimin e proceseve penale të sigurta, të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase, e njëkohësisht në mbrojtjen e fuqishme të dëshmitarëve dhe viktimave. Në kundërshtim me informacionin e rremë në lidhje me Gjykatën, që shpërndahet vazhdimisht, Dhomat e Specializuara garantojnë të drejtat për gjykim të drejtë për të akuzuarit, në pajtim me standardet e njohura ndërkombëtare”, tha Trendafilova. Sipas saj, “gjyqtarët në këtë gjykatë janë nga shtete të Bashkimit Evropian dhe se ata detyrat i kryejnë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të ndërgjegjshme, në shërbim të drejtësisë dhe sundimit të ligjit”.

Ekaterina Trendafilova tha se “rishikimi i vendimeve gjyqësore bëhet përmes apelimeve”, duke shtuar se “askush nuk mund t’u diktojë gjykatësve se si ta interpretojnë dhe zbatojnë ligjin”. “Si institucion gjyqësor i pavarur, Dhomat e Specializuara ushtrojnë mandatin e tyre pa konsiderata, preferenca, ndikim ose ndërhyrje politike”, tha Trendafilova.

Videoadresimi i Trendafilovës nuk i mbulon padrejtësitë e gjykatës

Lexo edhe:

Konjufca në OKB: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë, ndërsa përgjegjësit ende nuk janë ndëshkuar

Shqipëria dështon të përmbushë standardet për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Deklaratat e kryetares së Gjykatës Speciale nxitën reagime nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo që inicioi në Kuvend ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ligj ky që tashmë është miratuar. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se “videoadresimi i Trendafilovës nuk i mbulon padrejtësitë e gjykatës”. “Nën drejtimin tuaj, Specialja e ka cenuar rëndë besimin në drejtësi. Një proces i padrejtë, mungesë transparence, llogaridhënie e pamjaftueshme dhe mangësi serioze në mbikëqyrje. Shqetësimet e ekspertëve ndërkombëtarë për barazinë e palëve, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe monitorimin e pavarur kërkojnë përgjigje konkrete”, tha Çitaku.

Duke iu drejtuar Trendafilovës, zonja Çitaku tha se “pavarësia nuk ju vendos mbi ligjin. Prejardhja ndërkombëtare e gjyqtarëve nuk është certifikatë pagabueshmërie. As titujt, as betimet dhe as videot nuk e zëvendësojnë profesionalizmin dhe drejtësinë që duhet të dëshmoni në vendimet tuaja”, shkroi Çitaku, duke shtuar se kryetarja e Gjykatës Speciale “ka edhe përgjegjësi personale për mungesë transparence”. Ajo ritheksoi se “Kosova nuk do të pranojë vendime kur bëhet krim kundër vetë drejtësisë”.

Ligji i ndryshuar dhe i miratuar në Kuvendin e Kosovës për Gjykatën Speciale ende nuk është dekretuar nga presidentja e Kosovës. Mirëpo, autoritetet kosovare tashmë kanë themeluar një grup punues për hartimin dhe bashkërendimin e një strategjie shtetërore lidhur me procedurat në shkallën e Apelit para Dhomave të Specializuara në rastin e ish-krerëve të UÇK-së. Grupi kryesohet nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca. Ligji i ndryshuar nga Kuvendi i Kosovës për Gjykatën Speciale, që pritet të dekretohet nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk e kufizon angazhimin e Gjykatës, por parasheh ngushtimin në disa fusha të mandatit të saj. /DW

Etiketa: gjykata specialekosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Konjufca në OKB: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë, ndërsa përgjegjësit ende nuk janë ndëshkuar

09:52 : 21/10/2026
AKTUALITET

Shqipëria dështon të përmbushë standardet për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

21:56 : 15/10/2026
RAJONI

SHBA-ja nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

11:50 : 14/10/2026
BOTA

Ambasada amerikane shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me presidenten Shiroka Pula

13:19 : 12/10/2026
RAJONI

Marta Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

09:52 : 12/10/2026
Foto ilustruese
RAJONI

Kosovë/ Babai vret me armë zjarri djalin dhe arratiset

22:02 : 11/10/2026

TË GJITHA

Kosovë/ Gjykata Speciale përballë kritikave për pavarësinë dhe transparencën

10:47 : 21/10/2026

FOTO/ Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me thirrjen e prerë: Dorëheqje!

10:36 : 21/10/2026

Fier/ Kanosën 28-vjeçarin për një borxh, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

10:29 : 21/10/2026

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome, 37 incidente në një javë

10:19 : 21/10/2026

Priten rrebeshe shiu, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

10:05 : 21/10/2026

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen, të rinjtë nuk tërhiqen

10:00 : 21/10/2026

Media franceze: Ermal Beqiri synon të qëndrojë në Francë!

09:54 : 21/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com