Paris Saint Germain me meritë të plotë fitoi ndaj Barcelonës duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale, por trajneri Luis Enrique preferon të qëndrojë me kembë në tokë teksa nuk ngurroi të vlerësonte skuadrën kundërshtare.

‘Pashë PSG që shoh gjithmonë-tha Luis Enrique-e prisja të ishte e vështirë kjo ndeshje. Ishte e barabartë, nuk e imagjinon dot nivelin e lartë të Barcelonës deri në momentin që e ke përballë. Me skuadra të një niveli të barabartë apo më të lartë, duhet të përshtatesh’.

Luis Enrique më pas largoi euforinë pas kësaj fitoreje duke thënë se do të jetë gabim të mendohet se skuadra e tij është më e mira

‘Kurthi i parë është të mendojmë se jemi më të mirët apo që jemi specialë-shtoi Luis Enrique që më pas vlerësoi punën e skuadrë së tij-sulmuesit bënë një punë të madhe në mbrojtje. Ishim superiorë  në rikuperimin e topit në zonën kundërshtar. Duhet ndihmë për t’i hequr topin Lamine Yamal, Fermin Lopez apo Dani Olmos’.

Top Channel