Kontroll policor në Staro Baldovc të Strumicës, sekuestrohet marihuanë dhe arrestohet 25-vjeçari

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë bëri të ditur se dje, më 20.10.2026, rreth orës 17:30, në fshatin Staro Baldovci të Strumicës, policia ka arrestuar B.A., 25 vjeç, banor i këtij fshati.

Arrestimi u krye pas një kontrolli të autorizuar nga gjykata në banesën e tij, ku u gjetën një kavanoz me marihuanë dhe një qese që përmbante degë të bimës së kanabisit.

Të lidhura

None found

Për ngjarjen është vënë në dijeni prokurori publik. Nga MPB njoftojnë se, pas përfundimit të dokumentimit të plotë, ndaj të dyshuarit do të paraqiten akuzat përkatëse.


Shtuar më 21.10.2026 10:55