E mërkurë, 21 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nis bojkoti mësimor në Universitetin e Korçës, studentët: Protestojmë sot, që të mos largohemi nga vendi nesër

Bojkoti mësimor ka nisur edhe në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë. Këshilli Studentor ka vendosur të bojkotojë mësimin çdo ditë, ndërsa studentët theksojnë se do të distancohen nga çdo akt dhune.

Pavarësisht thirrjes për bojkot, pjesëmarrja e studentëve në tubimin dhe marshimin e zhvilluar në Korçë ka qenë e pakët.

Reklamë

Pedagogët Alketa Pasholli dhe Gjergji Mero shprehen në mbështetje të studentëve, por nuk e fshehin zhgënjimin për pjesëmarrjen e ulët. Sipas tyre, pavarësisht njoftimit dhe thirrjes së bërë nga pedagogët për bojkotimin e mësimit, numri i studentëve që iu bashkuan tubimit dhe marshimit ishte i vogël.

“Ne morëm njoftim nga Këshilli Studentor që sot studentët do dilnin në protestë. Një pjesë e mirë e pedagogëve të Universitetit mbështeti kërkesat e studentëve. Një pjesë e mirë e pedagogëve jo vetëm që i mbështesin, por suporton edhe kërkesat që ata kanë në aspektin e përmirësimit të cilësisë në Universitete”, tha pedagogu Mero.

Reklamë

“Ne jemi në mbështetje të studentëve, sikundër dhe Sindikata e Pedagogëve të Tiranës. Studentët të mos dhunohen, kjo është një nga pikat kryesore pse ne jemi këtu. Ne jemi të zhgënjyer. Pritej një numër më i madh studentësh, jemi këtu dhe një pjesë e mirë e pedagogëve, të gjithë janë në mbështetje të studentëve”, tha pedagogia Pasholli.

Ndërkohë, studentët bëjnë të ditur se bojkoti do të vijojë çdo ditë. Ata theksojnë se synojnë të shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë paqësore dhe distancohen nga çdo formë dhune apo veprim i dhunshëm.

“Po protestojmë për çdo të drjetë tonën që deri më sot nuk është njohur., po prtpoestojmë për prindërit tanë, për gjyshërit, për çdo person. Po protestojmë sot që nesër të mos largohemi nga ky vend, siç janë larguar të afërmit. Prej ditësh në Universitet nuk ka pasur mësim. Ne do të vijojmë protestat”, tha një student.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.