Pedagogë dhe studentë të Universitetit të Korçës kanë bojkotuar mësimin, duke u mbledhur për t’iu bashkuar një marshimi në kuadër të protestës paqësore. Të mbledhur në ambientet e universitetit aktualisht studentët dhe pedagogët po marshojnë në rrugët e qytetit në shenjë mbështetjeje për kërkesat e studentëve.