Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Studentët dhe pedagogët bojkotojnë mësimin, marshim në mbështetje të protestës paqësore

    Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular dhe karikues

    Eduard Zaloshnja/ Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Eduard Zaloshnja/ Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit
    Lajmet e fundit

    Eduard Zaloshnja/ Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

    October 21, 2026
    Eduard Zaloshnja/ Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

    Në pranverën e vitit 2018, sheshet e Armenisë u shndërruan në skenën e një ndryshimi të thellë politik. 42-vjeçari Nikol Pashinyani, një ish-redaktor gazete dhe kryetar i një partie të vogël me vetëm 4 mandate parlamentare (nga 105 gjithsej), udhëhoqi protesta paqësore që e detyruan udhëheqësin e çimentuar të asaj kohe të jepte dorëheqjen. Më 8 maj 2018, parlamenti zgjodhi Pashinyanin si kryeministër, duke përmbyllur një rrotacion kryesisht paqësor të pushtetit, i cili u mbiquajt “Revolucioni i Kadifenjtë” i Armenisë.

    Shkaku i drejtpërdrejtë i protestave ishte kalimi i 64-vjeçarit Serzh Sargsyanit nga posti i presidentit në atë të kryeministrit. Pasi kishte qenë president për një dekadë, Sargsyani u bë kryeministër më 17 prill 2018 (ndryshimet kushtetuese të miratuara në vitin 2015 ia kishin dhënë kompetencat kryesore postit të kryeministrit). Për kundërshtarët e Sargsyanit, rokada e posteve përfaqësonte një përpjekje për të ruajtur pushtetin, pavarësisht kufizimit të mandateve presidenciale.

    Pakënaqësia e qytetarëve shkonte përtej së ardhmes politike të një individi. Zemërimi ndaj korrupsionit, favorizimeve politike dhe mundësive të kufizuara ekonomike u dha protestave mbështetje më të gjerë. Pashinyani premtonte ta sfidonte një sistem të tillë, në të cilin ndikimi politik dhe privilegjet ekonomike ishin të lidhura ngushtë. Mesazhi i tij ndihmoi që kundërshtimi ndaj Sargsyanit të shndërrohej në një kërkesë më të gjerë për ndryshim.

    Arma më e fortë politike e Pashinyanit ishte mobilizimi i vazhdueshëm qytetar. Demonstruesit mbushnin plot e përplot sheshin qendror gjigand të Jerevanit dhe marshonin nëpër kryeqytet, duke e vënë qeverinë nën trysni. Kërkesat e protestës përqendroheshin te reformat e brendshme politike-ekonomike.

    Përballja arriti një pikë kthese më 22 prill, kur bisedimet mes Pashinyanit dhe Sargsyanit dështuan. Pashinyani u ndalua nga policia, por demonstratat vazhduan. Të nesërmen, Sargsyani dha dorëheqjen, duke u dorëzuar ndaj forcës së lëvizjes protestuese. Një rend politik që dukej i rrënjosur thellë u dorëzua përballë trysnisë së protestave.

    Sidoqoftë, dorëheqja e Sargsyanit nuk e bëri automatikisht Pashinyanin kryeministër. Partia Republikane ende kontrollonte bindshëm parlamentin, dhe më 1 maj, e bllokoi përpjekjen e tij të parë për t’u zgjedhur kryeministër. Pashinyani u përgjigj duke bërë thirrje për rifillimin e protestave. Protestuesit bllokuan rrugët kryesore (përfshirë edhe ato që të çonin drejt aeroportit të Jerevanit), duke dhënë sinjalin se lëvizja do të vazhdonte deri në kalimin e pushtetit tek Pashinyani.

    Zgjidhja erdhi më 8 maj. Me mbështetjen edhe të jo pak deputetëve të mazhorancës, Pashinyani fitoi votimin parlamentar me 59 vota pro dhe 42 kundër. Më pas, Presidenti Sarkissian e emëroi zyrtarisht kryeministër. Kështu, ardhja e tij në pushtet ndërthuri trysninë e një lëvizjeje masive protestash me procedurën kushtetuese për zgjedhjen e kreut të qeverisë.

    Pashinyani e forcoi pozitën e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 9 dhjetorit 2018. Aleanca e tij, “Hapi im”, siguroi rreth 70.4% të votave, duke e shndërruar suksesin e lëvizjes së protestave në një mandat të fuqishëm elektoral.

    Ndryshimi politik në Armeni në vitin 2018 tregoi se mobilizimi i vazhdueshëm qytetar mund ta detyronte një parti të konsoliduar në qeverisje të dorëzonte pushtetin. Megjithatë, për Pashinyanin, marrja e detyrës ishte vetëm fillimi: sfida e radhës ishte që t’i kthente premtimet për ndryshim politik në qeverisje të mirë…

    aktualiteti shqiptar analiza politike Eduard Zaloshnja karriera politike lidershipi politik opozita shqiptare politika shqiptare protesta në Shqipëri protestat dhe qeverisja pushteti dhe protestat pushteti politik udhëheqës protestash zhvillimet politike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Studentët dhe pedagogët bojkotojnë mësimin, marshim në mbështetje të protestës paqësore

    October 21, 2026

    Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular dhe karikues

    October 21, 2026

    Eduard Zaloshnja/ Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

    October 21, 2026

    Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 57 prej protestuesve. Priten njihen me masën e sigurisë (EMRAT)

    October 21, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.