Takimi mes Trabzonsporit dhe Besiktasit u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të vendasve, në një sfidë plot ritëm dhe momente të nxehta.
Përveç kontributit në aksionin që çoi në golin e shënuar nga Tufan në minutën e 21-të, Ernest Muçi u vu re edhe për një moment tensioni me Dusan Vlahovic, sulmuesin e skuadrës mysafire.
Të lidhura
None found
Mjaftoi një shkëndijë e vogël që mes dy lojtarëve ballkanas të ndizet një përplasje e shkurtër, e cila u përshkallëzua brenda pak çasteve.
Ky episod u përhap me shpejtësi në platformat sociale, teksa i gjithë tensioni mes sulmuesit të Kombëtares shqiptare dhe atij të Serbisë zgjati vetëm disa sekonda.






