Profesori i politikës evropiane, John O’Brennan, ka vënë në pikëpyetje pretendimet e Serbisë për neutralitet, duke e cilësuar atë si partneren më të afërt të Rusisë në Evropë.
Përmes një postimi në rrjetin social X, O’Brennan e quajti “qesharak” pretendimin se Serbia mban një qëndrim neutral në raport me zhvillimet gjeopolitike.
Ai gjithashtu i kërkoi Beogradit të tregojë më shumë respekt ndaj NATO-s, nëse synon të avancojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, NATO-ja luan rol kyç në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së vendeve të BE-së.
This is Russia’s closest ally in Europe. The notion that Serbia is neutral is laughable.
And maybe show a little respect to NATO if your aim is to join the European Union. It is, after all, NATO that protects the EU.
— John O’Brennan (@JohnOBrennan2) October 20, 2026