Wednesday / October 21 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Arsim Lajmet Kryesore Nga Vendi Protesta

Sindikata e Universiteteve nis bojkotin e mësimit në gjithë vendin, mbështet protestat studentore

Share Share Icon

Sindikata e Universiteteve njoftoi të mërkurën nisjen e bojkotit të mësimdhënies në të gjithë vendin, duke kërkuar përmirësimin e kushteve në arsimin e lartë, transparencë dhe masa konkrete për zgjidhjen e problematikave të ngritura nga studentët dhe stafi akademik.

Kryetari i Sindikatës, Sandër Kovaçi, deklaroi nga sheshi pranë Politeknikut, se bojkoti ka nisur më 21 tetor dhe do të vijojë deri në një vendim të mëtejshëm. Vendimi u miratua njëzëri nga kryesia e Sindikatës gjatë mbledhjes së zhvilluar më 20 tetor, në sheshin ku po mbahen protestat studentore.

Sipas njoftimit të Sindikatës së Universiteteve, ndërprerja e procesit mësimor synon të mbështesë kërkesat e studentëve dhe të kundërshtojë dhunën ndaj tyre, në një kohë kur protestat në Tiranë po vijojnë.

Mes arsyeve të bojkotit, Sindikata rendit:

  • Problematikat e vazhdueshme në kushtet e mësimdhënies dhe zhvillimin e procesit akademik.
  • Pasigurinë e studentëve dhe stafit akademik lidhur me vijimin e vitit akademik.
  • Mungesën e dialogut institucional dhe të zgjidhjeve konkrete për shqetësimet e ngritura.
  • Pakënaqësinë e studentëve ndaj zhvillimeve politike dhe ekonomike, korrupsionit dhe mungesës së meritokracisë.

Kërkesat kryesore të Sindikatës përfshijnë:

  • Përmirësimin e menjëhershëm të kushteve të studimit dhe punës së pedagogëve.
  • Hartimin e masave konkrete dhe garantimin e transparencës institucionale.
  • Trajtimin e barabartë dhe dinjitoz të çdo studenti.
  • Përmirësimin e kushteve të arsimimit dhe mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Pedagogët iu bashkuan sërish të mërkurën protestës së studentëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa përfaqësuesit e Sindikatës u kërkuan drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë të marrin përgjegjësitë për trajtimin e kërkesave.

Vendimi për bojkot përfshin universitetet në nivel kombëtar, ndërsa Sindikata nuk ka përcaktuar një datë për rifillimin e mësimdhënies.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Rreth 1.3 mijë studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

Ardhja e shtetasve të huaj në Shqipëri për qëllime studimi kryesohet nga italianët dhe indianët. Deri në qershor 2026, sipas të dhënave të Policisë...

6 hours më parë 2 Min Lexim

Albpetrol shpall fituesit për 101.4 mijë ton naftë, kontrata vlerësohet 61.4 milionë euro

Kompania shtetërore Albpetrol ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë “Europetrol Durrës Albania” dhe “Bitex Refinery” në ankandin për...

6 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!