Protestat në Tiranë, 320 të lënduar në 9 ditë, mes tyre 192 efektivë policie dhe 92 protestues

21 Tetor 2026 | 11:18

320 persona janë raportuar të lënduar gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 21 tetor 2026, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore në disa qytete të vendit.

Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mes të lënduarve janë 192 efektivë të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë. Në kategorinë e fundit përfshihen edhe 6 përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve i huaj.

Vetëm gjatë protestës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur për trajtim 8 persona.

Në Spitalin e Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 6 persona: një efektiv policie, një protestues dhe katër kalimtarë. Tre prej kalimtarëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm në spital. Njëri prej të lënduarve iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila përfundoi me sukses, ndërsa gjendja e tij raportohet e mirë.

Aktualisht, në Spitalin e Traumës vijojnë të jenë të shtruar 9 persona të lënduar gjatë protestave: katër protestues, një efektiv policie, një përfaqësuese e medias dhe tre kalimtarë.

Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur dy persona, një efektiv policie dhe një protestues. Të dy kanë marrë mjekimin dhe janë larguar nga spitali që ditën e djeshme.

Të dhënat e bilancit shëndetësor janë mbledhur nga Spitali Universitar i Traumës, QSUT-ja dhe spitalet rajonale në Durrës, Vlorë dhe Lezhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me banderolën “Stop dhunës”, studentët dhe pedagogët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i studentëve dhe pedagogëve nga Universiteti i Politeknikut drejt Kryeministrisë. Sipas raportimeve, te Kryeministria pritet që studentët të shprehin kërkesat e tyre....
11:11 | 21/10/2026

“Rroftë rinia e lirë”, studentët shpalosin banderolën te Universiteti i Politeknikut

Pas grumbullimit në ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik, mëngjesin e kësaj të mërkure, të pedagogëve dhe studentëve, në murin e jashtëm të universitetit është...
11:00 | 21/10/2026

Sindikata e Pedagogëve shpall nga sot bojkotin e mësimdhënies: Mbështesim kërkesat e studentëve

Kreu u Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi tha në një deklaratë për mediat se sindikata ka shpallur bojkotin e mësimdhënies duke nisur nga dita e...
10:49 | 21/10/2026