Bota

Protesta e studentëve në Shqipëri, eurodeputeti gjerman: Qytetarët protestojnë kundër korrupsionit dhe qeverisë

Michael Gahler, eurodeputeti gjerman dhe zëdhënës për politikën e jashtme i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, reagon për protestën e studentëve në Shqipëri.

“Duke drejtuar delegacionin e vëzhguesve të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian (PE), kam dëshmuar lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar. Kam parë se prej sa kohësh qytetarët protestojnë kundër korrupsionit dhe qeverisë, duke ngritur shqetësime që prekin thelbin e perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë”.