Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

    Protestuesit shkatërrojnë sërish “sheshin e dialogut”, hedhin karriget e vëna nga Rama

    Rreth 1300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rreth 1300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët
    Lajmet e fundit

    Rreth 1300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

    October 21, 2026
    Rreth 1300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

    Ardhja e shtetasve të huaj në Shqipëri për qëllime studimi kryesohet nga italianët dhe indianët.

    Deri në qershor 2026, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit për Monitor, numri i të huajve të pajisur me leje qëndrimi në vend arriti në 38,712 shtetas të huaj.

    Nga totali i lejeve aktive për shtetasit e huaj deri në qershor 1,261 leje apo 3.2% janë për qëllime studimi.

    Sipas të dhënave, shtetasit italianë kryesojnë jo vetëm për numrin më të lartë të të vetëpunësuarve, por edhe për qëndrimin në Shqipëri për arsye studimi. Për këtë kategori, lejet e qëndrimit kryesohen nga shtetasit italianë, me 462 leje, të cilat përbëjnë rreth 37% të totalit të lejeve të qëndrimit për qëllime studimi.

    Pas tyre renditen shtetasit indianë, me 426 leje qëndrimi për qëllime studimi apo duke përbërë rreth 34% të totalit të kësaj kategorie.

    Së bashku, shtetasit italianë dhe indianë përbëjnë rreth 71% të të gjitha lejeve të qëndrimit për qëllime studimi në Shqipëri deri në qershor 2026.

    Pas tyre renditen shtetasit turq, me 64 leje qëndrimi për studime, ose rreth 5.1% të totalit. Më pas vijnë shtetasit francezë me 28 leje, duke përbërë rreth 2.2% të totalit, ndërsa shtetasit e Maqedonisë së Veriut kanë 18 leje, ose rreth 1.4%.

    Ndër shtetësitë me numër më të lartë të lejeve për studime renditen edhe Kirgistani me 13 leje, Gjermania me 12, Kazakistani me 10, Nigeria me 9, ndërsa Afganistani dhe Spanja kanë nga 8 leje secila.

    Polonia regjistron 6 leje, ndërsa Holanda dhe Kameruni nga 5 leje. Rusia, Serbia, Libia dhe Palestina kanë nga 4 leje secila.

    Me nga 3 leje qëndrimi për studime renditen Austria, Azerbajxhani, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kina, Anglia, Rumania, Siria dhe Ukraina. Ndërkohë për shumë shtete europiane, si Greqia, Belgjika, Suedia, Zvicra apo SHBA etj kanë nga 2 leje secila. / Monitor

    1300 studentë të huaj Arsimi i Lartë arsimi në Shqipëri arsimi universitar ndërkombëtarizimi i universiteteve studentë të huaj në Shqipëri studentët e huaj studentët indianë studentët indianë në Shqipëri studentët italianë studentët italianë në Shqipëri studentët ndërkombëtarë studime në Shqipëri universitetet në Shqipëri universitetet shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

    October 21, 2026

    Protestuesit shkatërrojnë sërish “sheshin e dialogut”, hedhin karriget e vëna nga Rama

    October 21, 2026

    Rreth 1300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

    October 21, 2026

    Protestat e dhunshme në vend/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 320 të lënduar në 9 ditë!

    October 21, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.